Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e Betim Halimit si lojtar i lirë, shkruan Shqip.com.
Pas përvojës në arenën ndërkombëtare, Halimi rikthehet në elitën e futbollit kosovar.
Kampioni i Superligës, Prishtina përmes rrjetit social “Facebook”, ka zyrtarizuar transferimin e gardianit kosovar.
Portieri nga Kosova ishte bashkuar me Olimpik Donets në shkurtin e vitit 2019 nga kampionati estonez, ku kishte luajtur për Trans Narva.
Në një deklaratë për klubin ai ka thënë se të qenurit pjesë e Prishtinës është privilegj i madh.
“Pritshmëritë me klubin, fillimisht më duhet të them se të qenurit pjesë e FC Prishtinës është privilegj i veçant por njëkohësisht edhe përgjegjësi e madhe, sepse Prishtina është skuadër me renome vendore dhe ndërkombëtare, kjo po dëshmohet edhe me rezultatet kulminante që i ka arritur aktualisht”, ka thënë Halimi.
25-vjeçari kishte edhe një vit kontratë me Olympik Donetsk, por ai zyrtarizoi largimin nga kjo skuadër para një muaji. /Insajderi.com