
Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit me përvojë të Kombëtares së Shqipërisë, shkruan Insajderi.
Bëhet fjalë për lojtarin me përvojë të madhe në garat ndërkombëtare, Kristi Vangjeli.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi prishtinas përmes rrjeteve sociale.
“Jam shumë I lumtur që do të jem pjesë e klubit të madh në Kosovë. Ndjehem mirë që do të vazhdoj të vesh fanellën bardh e kaltër, kjo një kënaqësi më tëpër”, u shpreh Vangjeli pas zyrtarizimit te skuadra nga kryeqyteti.
Korçari i lindur më 1985 është futbollist i dalë nga akademia e Aris Selanikut, ndërsa ka luajtur për skuadra si: Chernomorets në Ukrainë, Skënderbeu Korçë, Astra Giurgiu në Rumani, Adelaide në Australi dhe së fundmi ishte pjesë e Tiranës./Insajderi.com