Një person i cili kishte rezultuar pozitiv me koronavirus, është arrestuar nga policia pasi që gjatë ditës së djeshme është parë rrugëve të kryeqytetit.

Siç bën të ditur PK në raportin 24-orësh, zyrtarët policorë kanë hasur në të infektuarin me Covid-19, pasi ky i fundit ishte sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetë izolim, është hasur në rrugë ku ishte sulmuar fizikisht nga persona të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare, ndërkaq me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar lënda. /Insajderi.com/