Pritjes i erdhi fundi, CR7 rikthehet në “Teatrin e Ëndrrave”

Pritjes i erdhi fundi, CR7 rikthehet në “Teatrin e Ëndrrave”

Pritjes së tifozëve të Manchester United i ka ardhur fundi.

Me fillim nga ora 16-00, CR7 do të “zbarkojë” në “Teatrin e Ëndrrave” për ta shënuar rikthimin  e tij të shumëpritur, shkruan Insajderi.com.

Portugezi do të luajë në pozitën e qendërsulmuesit, kurse anash tij kanë startuar Greenwoood dhe Jadon Sancho.

Ndeshja, Machester United-Newcastle është e vlefshme për gjiron e katërt në Premierligën angleze.

Formacioni i Manchester United

Favorit në letër janë “Djajtë e kuq”, por mbetet të shihet se cili do jetë eplogu i këtij takimi./Insajderi.com