Probleme financiare – Barcelona ua zvogëlon rrogat lojtarëve

Probleme financiare – Barcelona ua zvogëlon rrogat lojtarëve

Barcelona ka arritur marrëveshje me lojtarët e tyre që të bëjë një prerje pagash që kap shumën totale prej 122 milionë eurosh për tri vitet e ardhshme, shkruan Goal, njofton Insajderi.

Klubit i është dashur të bëjë shkurtime pasi La Liga ka paguar çmim më të ulët për shkak të problemeve financiare që ka shkaktuar situata me pandeminë COVID-19.

Bisedat më të gjata janë bërë me lojtarë si Lionel Messi e Antonie Griezmann, por gjithashtu edhe me trajnerin Ronald Koeman, për të arritur deri te një dakordësim.

“Sot, kemi arritur një marrëveshje në parim që lejon rishqyrtime të pagave për këtë sezon”./Insajderi.com