Polonia ka paralajmëruar për një përshkallëzim të mundshëm “të armatosur” në kufirin e saj me Bjellorusinë, nga frika se fqinji i saj mund të përpiqet të provokojë një incident me qindra emigrantë që kërkojnë të kalojnë në Bashkimin Evropian.
Trupa shtesë janë vendosur pasi turmat e dëshpëruara u përpoqën të prisnin një gardh kufitar me tela me gjemba.
Polonia, Bashkimi Evropian dhe NATO thonë se Bjellorusia është duke orkestruar problemin, një pretendim i mohuar nga udhëheqësi i saj i diskutueshëm, Aleksandër Lukashenko.
Polonia thotë se po mbyll një pikë të madhe kufitare në Kuznica, raporton BBC, transmeton Shqip.com.
Anëtarët e BE-së dhe NATO-s, Polonia, Lituania dhe Letonia kanë parë të gjithë një rritje të numrit të njerëzve që përpiqen të hyjnë ilegalisht në vendet e tyre nga Bjellorusia në muajt e fundit.
Shumë prej tyre kanë ardhur nga Lindja e Mesme dhe Azia.
Zëdhënësi i qeverisë, Piotr Muller tha se deri në 4,000 emigrantë ishin mbledhur pranë kufirit lindor të Polonisë dhe u tha gazetarëve se në një moment ata prisnin “një përshkallëzim… i cili do të jetë i një natyre të armatosur”. /Shqip.com