
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, ka pritur në takim përfaqësues të Klubit të Prodhuesve të Kosovës, njofton Insajderi.
Aty u diskutua për gjendjen financiare me të cilën ndodhen prodhuesit – shkak i situatës pandemike.
Pati edhe kërkesa për ministrin Murati që Qeveria të ofrojë mbështetje për prodhuesit kosovarë.
Sipas tyre “prodhuesit janë bartësit kryesorë të zhvillimit ekonomik.
U diskutuan edhe çështje tjera që lidhen me formalizmin e ekonomisë dhe zbatimin e ligjit. /Insajderi.com