Agjencia e statistikave të Kosovës ka renditur pagat bazuar në punët specifike që kryen në vend.
Në këtë raport thuhet se personat që merren me furnizim të energjisë elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar marrin pagë mesatarisht 923 euro.
Ndërsa ata që detyrë kanë informimin e komunikimin marrin pagë mesatarisht rreth 800 euro, njofton Insajderi.
Pagë e ulët qëndron për ata persona që puna tyre bazohet në ofrimin e shërbimeve ushqimore, të ardhurat mujore mesatare për ta sillen në 256 euro.
“Paga mesatare bruto në vitin 2019 sipas aktiviteteve ekonomike më e lartë ishte te: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 923 euro pasuar nga informimi dhe komunikimi me 797 euro, pastaj xehëtari dhe gurëthyes me 657 euro, derisa paga më e ulët ishte tek Akomodimi dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 256 euro”, thuhet në raport. /Insajderi.com