Profesori rus vret dhe gjymton studenten e tij me të cilën kishte lidhje romantike

Profesori rus vret dhe gjymton studenten e tij me të cilën kishte lidhje romantike

Një gjykatë në Shën Petersburg të premten dënoi një profesor të shquar të historisë me akuzat për vrasjen dhe copëtimin e një studenteje dhe e dënoi atë me 12 1/2 vjet burg, shkruan AP, transmeton Insajderi.

Gjykata shpalli fajtor 64-vjeçarin Oleg Sokolov, i cili jepte mësim në Universitetin Shtetëror të Shën Petersburg, për vrasjen e studentes 24-vjeçare që po ndiqte doktoraturën, Anastasia Yeshchenko në apartamentin e tij në nëntor të vitit 2019.

Sokolov u arrestua pasi u  kap në lumin Moika jashtë banesës së tij në Shën Petersburg me një çantë shpine me dy krahë të prerë brenda.

Gjymtyrët u identifikuan si të Yeshchenkos dhe hetuesit gjetën pjesë të tjera të trupit në lumë dhe në banesën e Sokolov në pjesën historike të Shën Petersburg, më pak se një milje nga Muzeu i Hermitazhit.

Gjatë gjyqit, Sokolov dëshmoi se ai dhe Yeshchenko kishin një marrëdhënie romantike dhe se ai e qëlloi atë gjatë një grindjeje. /Insajderi.com