Profesori i mëson studentët si të bëjnë ekstazi

Profesori i mëson studentët si të bëjnë ekstazi

Tatsunori Iwamura, nga një universit Matsuyama në Ehime të Japonisë, raportohet se i ka futur studentët në laboratorin e tij për të bëra droga ilegale, shkruan Insajderi.

Sipas raportit, ai mund të përballet me deri 10 vite burg pasi i ka mësuar studentët se si të prodhojnë drogën MDMA, për të zgjeruar njohuritë e tyre në farmaceutikë.

Iwamura ka pranuar se ka shtyrë studentët e tij në klasën shkencore të farmaceutikës të bëjnë MDMA, apo e njohur ndryshe si ekstazi, gjithashtu edhe droga e dizajnuar 5F-QUPIC.

Ligjet japoneze kërkojnë të marrin një licencë nga autoritetet rajonale për prodhimin e drogave për qëllime akademike.

Sipas disa burimeve të marra, profesori kishte pasur një licencë të tillë, mirëpo atë e kishte marrë nga një qeveri lokale jashtë Ehime dhe tashëm kishte skaduar.

Besohet se 11 studentë prodhuan medikamentin nën udhëzimet e Iwamurës,

Universiteti ka thënë se do ta suspendonte Iwamurën dhe asistentët e tij të cilët ishin të përfshirë në këtë rast.

“Ne sinqerisht kërkojmë ndjesë për krijimin e shqetësimit të madh tëk studentët dhe prindërit e tyre,” ka thënë Tatsuya Mizogami, drejtori i universitetit.

Zyrtarët e zbatimit të drogës, të cilët e hulumtuan këtë rast, nuk gjetën ndonjë ekstazë gjatë kontrollimit të shtëpisë ose laboratorit të Iwamura në kolegjin e shkencave farmaceutike të universitetit.

Por ata gjetën gjurmë të 5F-QUPIC – të njohur edhe si 5F-PB-22 – një substancë e ngjashme me kanabis, e cila u ndalua në Japoni në vitin 2014, pasi u dyshua se shkaktoi aksidente rrugore./Insajderi.com