Progni, shpëtimtari i Gjilanit

Progni, shpëtimtari i Gjilanit

Skuadra e Gjilanit e ka bërë edhe hapin tjetër prapa në luftë për titull kampion në Superligë, pasi të hëhën në stadiumin e vet, ka barazuar me Llapin 2:2.

Valmir Veliu ishte fantastik për ekipin mysafir, fillimisht shënoi golin e parë pas 15 minutave lojë.

Futbollisti në formë te Gjilani Keita Razak arriti ta barazoj rezultatin pas shtatë minutave.

Para se të shkonin skuadrat në pushim prej 15 minutave, Valmir Veliu realizoi golin e dytë, kësaj here në minutën 42.

Gjilani në pjesën e dytë, provoi me të gjitha forcat për të barazuar e fituar.

Tri pikë të plota nuk u arritën, por në fund, një pikë të artë skuadrës vendëse ja nxori Gerhard Progni në sekondat e fundit të ndeshjes, për rezultatin përfundimtar 2:2.

Aktualisht Gjilani bie në pozitën e katërt me 52 pikë nga 27 ndeshje.

Insajderi.com