Dy ditë pas zgjedhje në SHBA, është ende shumë herët që CNN të projektojë një fitues në gjashtë shtetet: Alaska, Arizona, Georgia, Nevada, North Carolina dhe Pennsylva" />

Projeksionet e CNN-it nuk janë magji, janë matematikë shqeto

Projeksionet e CNN-it nuk janë magji, janë matematikë shqeto

Dy ditë pas zgjedhje në SHBA, është ende shumë herët që CNN të projektojë një fitues në gjashtë shtetet: Alaska, Arizona, Georgia, Nevada, North Carolina dhe Pennsylvania, njofton Insajderi.

Procesi që shkon në parashikimet e CNN është i kujdesshëm dhe i komplikuar. Ai përfshin rezultate në kohë reale dhe informacione nga exit poll-et.

CNN, NBC, ABC dhe CBS punojnë me firmën e sondazheve “Edison Research” në atë që njihet si “Grupi Kombëtar i Zgjedhjeve” për rezultate dhe të dhëna të sondazheve. Fox News dhe Associated Press kanë një marrëveshje të veçantë.

Drejtoresha e sondazheve të CNN, Jennifer Agiesta shpjegon më shumë rreth këtij procesi:

Fatkeqësisht nuk ka magji të përfshirë në projektime, është e tëra matematikë. Ka një numër gjërash që kërkojmë në një vend për të ndërtuar një projeksion. Më e rëndësishmja është ajo që është numëruar: gjeografikisht, nga ku po vijnë votat brenda atij shteti, cilat lloje votash përfshihen në numërim, dhe sa prej votave totale përfaqëson numërimi tani?

Nëse ka një epërsi të qartë për një kandidat në numërimin aktual, por asnjë nga votat nga pjesa më e fortë e shtetit nuk janë numëruar për kanditatin oponent, ajo margjinë ka gjasë të mos qëndrojë. Por nëse ka një përfaqësim të mirë gjeografik në votim, kjo është një pikë në favor të një projeksioni.

Nëse gjithçka që është numëruar është vota me postë dhe e parakohshme, ose të gjitha votat e ditës së zgjedhjeve, nuk do të ketë një pamje të qartë se si do të duken të gjitha votat kur të përfshihen të dy llojet e tyre. Disa nga të dy llojet janë të nevojshme për parashikime në gara më të afërta. /Insajderi.com