Projeksionet e CNN-it për shtetet ku ende nuk ka përfunduar gara

Projeksionet e CNN-it për shtetet ku ende nuk ka përfunduar gara

Televizioni amerikan CNN ka thënë projeksionet e veta, bazuar në ekipin që analizon trendet zgjedhore, se në cilat shtete do të fitojë Joe Biden, kandidat i demokratëve për President dhe në cilat do të fitojë republikani, Donald Trump.

Sipas CNN, Biden do të fitojë së paku tre nga votat elektorale të shtetit Main (Main është një nga dy shtetet që i ndanë votat elektorale), pastaj Wisconsin, Michiganin, Hawaiin, Rhode Island, Minnesota, Virginia, California, Oregon, Washington state, Illinois, New Hampshire, New Mexico, Colorado, Connecticut, New Jersey, New York, Vermont, Delaware, Washington, DC, Maryland, Massachusetts dhe një nga pesë votat elekotare të Nebraskas.

Ndërsa Trump, sipas CNN, pritet të fitojë në Montana, Texas, Iowa, Idaho, Ohio, Mississippi, Wyoming, Missouri, Kansas, Utah, Louisiana, Alabama, South Carolina, North Dakota, South Dakota, Arkansas, Indiana, Oklahoma, Kentucky, West Virginia and Tennessee dhe katër nga pesë votat e Nebraskas.

Kujtojmë: Secilit kandidat i nevojiten 270 vota elektorale për të fituar garën për president.