Prokurorët hedhin poshtë akuzat kundër Stormy Daniels

Prokurorët hedhin poshtë akuzat kundër Stormy Daniels

Prokurorët e kanë hedhur poshtë akuzat kundër porno aktores Stormy Daniels, e cila e akuzoi presidentin e SHBA Donald Trump për shkak të aferës së pretenduar me të, disa orë pasi ishte arrestuar në klubin striptiz në shtetin federal Ohajo.

Ajo ishte arrestuar me akuzë se iu ka lejuar vizitorëve të klubit ta prekin, gjë që është kundërligjore në Ohajo ku është e ndaluar të gjithë personave të cilët nuk janë anëtarë të familjes ta prekin valltaren e zhveshur apo të gjysmëzhveshur, transmeton Insajderi.com.

Avokati i saj Mike Avenati ka thënë se prokurorët e hodhën poshtë akuzën pasi ligji i Ohajos nuk mund të zbatohet në rastin e Daniels sepse ajo në atë klub striptizi u paraqitë vetëm një herë, ndërsa ligji ka të bëjë për persona të cilat “paraqiten rregullisht të zhveshur apo gjysmëzhveshur”, në klub, transmeton AP.

Ajo më herët ishte liruar nga paraburgimi me dorëzani prej 6.000 dollarëve.

Duke komentuar arrestimin e Daniels, Avenati ka thënë se policia ia ka përgatitë kurthin në të cilin ka marrë pjesë një numër i madh i policëve.

“Kjo është plotësisht e kurdisur”. Është absurde që zbatimi i ligjit shpenzohet në kurdisje të kurtheve në lidhje me klientët të cilët i prekin valltaret në klubin striptiz në mënyrë joseksuale”, ka thënë Avenati.

Daniels pretendon se ka pasur marrëdhënie seksuale me Trumpin në vitin 2006 gjë që presidenti i SHBA mohon. Ajo e ka paditur Trumpin dhe avokatin e tij personal Michael Cohen dhe kërkon ta shfuqizojë marrëveshjen mbi heshtjen të cilën e ka nënshkruar para zgjedhjeve në vitin 2016./Insajderi.com.