Prokuroria Speciale e Shtetit ka filluar hetimet rreth procesit të shitjes së biletave për ndeshjet e zhvilluara nga kombëtarja e Kosovës.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë së Shtetit.
“Ju njoftojmë se Prokuroria e Shtetit, bazuar në lajmet e publikuara në media ka filluar grumbullimin e informatave, në mënyrë që të verifikohen dyshimet e ngritura për shitjen e biletave për ndeshjet e zhvilluara nga kombëtarja e Kosovës”, ka thënë ai për Insajderin.
Theksojmë që prej se kanë nisur ndeshjet futbollistike të kombëtares së Kosovës, thuajse çdo rast ka pasur telashe e ankesa rreth shitjes së biletave. Me çmime tejet të larta janë shitur përmes tregut të zi.
Për t’a zgjedhur këtë problem është munduar edhe Federata e Futbollit të Kosovës, e cila hapi një sistem online për blerjen e biletave, por as kjo formë nuk ka rezultuar e suksesshme. Ankesat kanë vazhduar, tani ka dyshime edhe për këtë sistem./Insajderi.com
Biletat Kosovë – Çeki – shiten në tregun e zi me çmime marramendëse