Prokurorja e përgjithshme në New York synon të shpërndajë njërën prej shoqatave më të fuqishme në Amerikë

Prokurorja e përgjithshme në New York synon të shpërndajë njërën prej shoqatave më të fuqishme në Amerikë

Prokurorja e përgjithshme në New York ka njoftuar një padi që synon shpërndarjen e Shoqatës së fuqishme kombëtare të armëve për keq-menaxhim të supozuar financiar, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Letitia James tha që NRA (Shoqata kombëtare e armëve në SHBA) kishte devijuar miliona dollarë për liderë amerikanë, përfshirë këtu edhe për kryetarin e saj të tanishëm, Wayne LaPierre, për përdorimin e tyre personal.

“Për këto vite të sjelljes së keqe ne po kërkojmë një urdhër për shpërndarjen e NRA tërësisht”, tha ajo.

NRA e përshkroi padinë si një “sulm të pabazuar, me paramendim.”

James tha që katër të pandehurit e emëruar –  LaPierre, Wilson Phillips, Joshua Powell dhe John Frazer “krijuan një kulturë të përvetësimit, keq-menaxhimit dhe mbikëqyrjes së pakujdesshme në NRA që ishte e paligjshme, shtypëse dhe mashtruese.”

Korrupsioni “është aq i gjerë”, tha James, sa që shpërbërja totale e organizatës është e nevojshme. /Insajderi.com