Pronarët kinez mendojnë të nxjerrin në shitje Inter-in

Pronarët kinez mendojnë të nxjerrin në shitje Inter-in

Një raportim i bujshëm vjen nga Italia atje ku pronari i ekipit milanez, Inter, Zhang, ka menduar seriozisht që të lërë skuadrën dhe ta nxjerrë në shitje, njofton Insajderi.

Problemi kryesor mbeten investimet e shumta në gjithë këto vite për t’i bërë ‘zikaltrit’ ekip konkurrues për titullin kampion, ndërsa llogaritë shohin rënie të mëdha dhe nuk është e mundur që të bëhen goditjet e duhura në merkaton e janarit.

Zhang erdhi me kompaninë “Suning Holdings Group” për të kryesuar ‘zikaltrit’ në vitin 2016, por në Itali janë të sigurt se në 2021 kinezët do të japin lamtumirën e tyre nga Inter-i. /Insajderi.com