George Floyd

Protesta anti-racizëm anembanë, Obamat i drejtohen botës me fjalime

“Ajo që po ndodh tani është rezultat direkt i paragjykimit dhe pabarazisë që e ka ndjekur botën për dekada me radhë”.

Protesta anti-racizëm anembanë, Obamat i drejtohen botës me fjalime

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barck Obama dhe ish Zonja e Parë, Michelle Obama, kanë folur këtë të hëne publikisht përmes një videoje duke u shprehur se si po ndihen rreth protestave anti-racizëm që shpërthyen pas vrasjes së George Floyd në SHBA, raporton CNN, transmeton Insajderi.

Dyshja kanë deklaruar se protestat që po ndodhin në SHBA e po ashtu Evropë, nuk lidhen vetëm me rastet e fundit të vrasjeve të njerëzve me ngjyrë në SHBA, por janë shpërthim i një frustrimi të akumuluar ndër dekada e që vijnë nga trajtimi i pabarabartë dhe racist i sistemeve politike e institucionale.

“Ajo që po ndodh tani është rezultat direkt i paragjykimit dhe pabarazisë që e ka ndjekur botën për dekada me radhë”, thotë në adresimin e saj virtual ish Zonja e Parë, Obama.

“Ky shok karshi sistemit të cilin po e shohim tani, vetëm sa të gjithë po përgatiteshim t’i rikthehemi jetës normale, na e kujton që s’mund t’i marrim gjërat për të garantuara. Duhet të punojmë që t’i bëjmë gjërat më mirë. Protestat në përgjigje ndaj vrasjes së George Floyd dhe Breonna Taylor, e Ahmaud Arbery dhe Nina Pop, nuk janë thjesht një reaksion për këto tragjedi në vecanti, sado të trishta që janë. Ato flasin për dekada të tëra ankthi e frustrimi, që kanë ardhur nga trajtimi i pabarabartë që iu është bërë njerëzve me ngjyrë”, ka deklaruar ish presidenti amerikan Obama./Insajderi.com