Protesta e pazakontë me 30,000 maska të Jamie Vardyt

Protesta e pazakontë me 30,000 maska të Jamie Vardyt

Tifozët e Leicester Cityt kanë mbajtur në fytyrat e tyre 30,000 maska që ilustronin fytyrën e sulmuesit të tyre Jamie Vardy, në shenjë proteste ndaj dënimit prej tre ndeshjesh që sulmuesi e mori nga Federata Angleze e Futbollit.

Vardy u përjashtua në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Stoke Cityt më 17 dhjetor për një ndërhyrje të ashpër ndaj Mame Biram Diouf, raporton Insajderi.

Protesta e tifozëve është mbështetur edhe nga klubi i Leicester Cityt, të cilët kishin printuar 30 mijë maskat e Jamie Vardy.

Kryetari i federatës, Greg Clarke ndoqi ndeshjen dhe është parë teksa e kishte veshur edhe ai maskën. /Insajderi.com

prot