Protesta masive kundër grusht-shtetit në Burma

Protesta masive kundër grusht-shtetit në Burma

Policia në kryeqytetin e Burmas, Nay Pyi Taw, ka përdorur top uji ndaj punëtorëve që kryejnë një grevë mbarëkombëtare kundër një grushti shteti ushtarak.

Mijëra po marrin pjesë në një ditë të tretë të protestave në rrugë, duke bërë thirrje për lirimin e udhëheqësit të zgjedhur Aung San Suu Kyi dhe për ta rivendosur demokracinë.

Kjo vjen një ditë pasi Burma pa protestën e saj më të madhe në më shumë se një dekadë, raporton BBC.

Javën e kaluar ushtria mori pushtetin pasi pretendoi pa prova se zgjedhjet e hershme ishin “të manipuluara”.

Ata gjithashtu shpallën një gjendje të jashtëzakonshme një vjeçare në Burma, dhe pushteti i është dorëzuar komandantit të përgjithshëm Min Aung Hlaing.

Zonja Suu Kyi dhe drejtuesit e lartë të Partisë së saj Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD), përfshirë presidentin, Win Myint, janë vendosur në arrest shtëpiak. /Insajderi.com