Protesta masive të fermerëve në Indi

Protesta masive të fermerëve në Indi

Fermerët kanë luftuar përmes barrikadave dhe gazit lotsjellës për të hyrë në Delhi në Ditën e Republikës së Indisë.

Dhjetëra mijëra prej tyre po hyjnë në qytet me traktorë për të protestuar kundër “reformave të reja miqësore me tregun”

Në disa vende, fermerët thyen barrikada dhe u devijuan nga rruga që kishin rënë dakord me policinë, raporton BBC.

Protesta e së martës është episodi i fundit në një protestë disa mujore, një nga agjitacionet më të gjata të drejtuara nga fermerët që ka parë India.

Qeveria ka ofruar të vendosë ligjet në pritje, por fermerët thonë se ata nuk do të pranojnë asgjë tjetër përveç një shfuqizimi. /Insajderi.com