Mijëra protestues armenë dolën në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, Nikoll Pashinyan, për një armëpushim që siguroi përparime territoriale për Azerbajxhanin në Nagorno – Karabakh pas gjashtë javësh konflikti, transmeton Insajderi.
Disa qindra persona marshuan në parlament në kryeqytetin Jerevan, duke brohoritur “Nikoll është një tradhtar” ndërsa ndiheshin të tradhtuar pasi Pashinyan nënshkroi një marrëveshje për t’i dhënë fund luftimeve, raporton Al Jazeera.
“Ky është një dështim dhe katastrofë e madhe”, tha Pashinyan të martën, duke shtuar se ai po merrte përgjegjësinë personale për pengesat, por ai refuzoi thirrjet për t’u larguar.
Marrëveshja përfundoi veprimin ushtarak dhe rivendosi qetësinë relative në territorin e shkëputur, të njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit por e populluar dhe, deri vonë, e kontrolluar plotësisht nga armenët etnikë.
Marrëveshja parashikon vendosjen e 2,000 trupave paqeruajtëse ruse në rajon. /Insajderi.com