Protesta në Danimarkë kundër masave për parandalimin e COVID-19

Protesta në Danimarkë kundër masave për parandalimin e COVID-19

Një protestë e re i është shtuar serisë së demonstratave në Danimarkë kundër masave të zbatuara për parandalimin e Coronavirusit (COVID-19) në Danimarkë që nga dhjetori i vitit 2020, transmeton Insajderi.

Grupi “Men in Black” organizoi protestë në Arhus, qytetin i dytë më të madh të Danimarkës, raporton Anadolu Agency (AA).

Protesta, në të cilën organizatorët sollën demonstrues me autobusë në Arhus nga Kopenhaga në një distancë rreth 300 kilometra, ishte më e qetë se në javët e mëparshme.

Sipas një deklarate nga Policia në West Jylland, protesta e cila filloi në ora 18:30 me kohën lokale, përfundoi në ora 21:00.

Policia njoftoi se kanë marrë masa kundër katër personave që shkelën ligjin në lidhje me protestat dhe se një grua 20-vjeçare u ndalua për hedhjen e gurëve në drejtim të policisë. /Insajderi.com