Protesta në Gjeorgji

Protesta në Gjeorgji

Mijëra protestues protestojnë në Tbilisi duke kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare që në Gjeorgji u mbajtën më 31 tetor, transmeton Insajderi.

Protestat udhëhiqen nga Lëvizja Kombëtare e Bashkuar-Opozita e Bashkuar, ndërsa protestuesit u mblodhën para selisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Gjeorgjisë, që ndodhet në afërsi të ndërtesës së parlamentit të vendit në qendër të Tbilisit.

Opozita dëshiron të pushtojë ndërtesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sepse qeveria gjeorgjiane nuk e përmbushi kërkesën për të hequr presidenten e komisionit, Tamara Zhvania.

Protestuesit akuzojnë qeverinë dhe partinë në pushtet, “Ëndërra gjeorgjiane”, për mashtrim zgjedhor, ndërsa partitë e opozitës nënshkruan një deklaratë të përbashkët më tre tetor, duke njoftuar se nuk do marrin pjesë në parlament dhe se kërkojnë zgjedhje të reja, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas rezultateve paraprake, partia në pushtet fitoi 48,24 për qind të votave, ndërsa koalicioni Lëvizja Kombëtare e Bashkuar-Opozita e Bashkuar fitoi 27,16 për qind të votave. /Insajderi.com