Mijëra studentë dhe punonjës organizuan sot tubime në mbarë Indonezinë në shenjë proteste kundër ligjit të ri për punësim, që u miratua më parë këtë javë, transmeton Insajderi.
Punonjësit dhe studentët u tubuan në qytete të ndryshme në vend kundër ligjit për punësim i cili, siç theksojnë, anashkalon të drejtat e punëtorëve ndërsa mbron punëdhënësit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në vende të ndryshme të Xhakartës ndodhën trazira të ndryshme ndërsa forcat e sigurisë parandaluan tubime masive të qytetarëve në një vend.
Zëdhënësi i policisë së Jakartës, Yusri Yunus deklaroi se prej dje në kryeqytet u arrestuan rreth 400 demonstrues.
Duke theksuar se me ndryshimet e ligjit kufizohen të drejtat e ndryshme të punëtorëve të tilla si orari i punës, pagesa dhe sigurimet sociale, sindikatat po i kërkojnë qeverisë dhe parlamentit të bëjnë ndryshime në ligjin e miratuar të hënën. /Insajderi.com