Gurë, gazë, fishekzjarrë, plumba gome

Protesta në rrugë – kriza ekonomike në pandemi

Njerëzit të frustruar nga kriza ekonomike dhe mungesa e vendeve të punës kanë dalë në rrugë për të protestuar në Bejrut dhe Tripoli – dy qytetet kryesore të Lebanonit.

Protesta në rrugë – kriza ekonomike në pandemi

Qindra njerëz kanë protestuar në qytete të ndryshme gjithandej nëpër Lebanon tashmë në natën e dytë radhazi për shkak të krizës së madhe ekonomike që e ka kapluar vendin, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Funta lebaneze ka rënë në shifra rekord, duke humbur 70 për qind të vlerës së vet qysh nga tetori i kaluar kur filluan protestat.

Kriza financiare është përkeqësuar edhe më shumë për shkak të krizës me Coronavirus.

Protestuesit në kryeqytet, Bejrut, dhe në qytetin verior Tripoli, kanë hedhur gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të policisë, ndërsa këta ua kanë kthyer me gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Protesters in Beirut burn tires near the presidential palace

Për shkak të rënies së funtes lebaneze, qeveria ka bërë të ditur se do të fillojë të injektojë më shumë dollarë në treg, si pako ekonomike për ta ndalur uljen e funtës.

Qeveria lebaneze po përgatitet të mbajë takime me Fondin Monetar Ndërkombëtar për të huazuar hua disa miliardë dollarë në mënyre që ta luftojë krizën dhe ta kthej ekonominë përsëri në normalitet./Insajderi.com