Protesta në Rusi: Pakënaqësi në veprimet e Putinit

Protestat në Rusi janë ardhur pas arrestimit të Guvernatorit rajonal, Sergei Furgal. Protestuesit besojnë se akuzat ndaj tij nuk kanë bazë.

Protesta në Rusi: Pakënaqësi në veprimet e Putinit

Guvernatori rajonal rus, Sergei Furgal, është arrestuar me akuzën e vrasjes. Për këtë në qytetin Khabarovsk të Rusisë ka pasur marshime të njerëzve për të vazhduar në një valë protestash në kundërshtim të politikave të presidentit rus, Vladimir Putin.

Sergei Furgal ka qenë në një burg në Moskë që nga arrestimi i tij më 9 korrik, dhe Presidenti rus, Vladimir Putin e ka emëruar një pasues në detyrën e Sergei Furgal i akuzuar për vrasje nga autoritetet ruse, raporton Fox News, transmeton Insajderi.com

Protestuesit në Khabarovsk i shohin akuzat kundër Furgal si të pabazuara.

“Njerëzit janë fyer,” tha Dmitry Kachalin, një nga protestuesit në Rusi.

Për dallim nga Moska, ku policia zakonisht lëviz me shpejtësi për të shpërndarë protestat e padëshiruara të opozitës, autoritetet nuk kanë ndërhyrë në demonstrata të paautorizuara në Khabarovsk.

Autoritetet ruse dyshojnë se  tashmë ish-guvernatori, Sergei Furgal ka qenë i përfshirë në disa vrasje të biznesmenëve në vitin 2004 dhe 2005.

Furgal ka mohuar akuzat, të cilat datojnë në kohën e tij si biznesmen. /Insajderi.com/