Protesta u realizua, ‘Stuhia e Kuqe’ kërkon kthimin e kryesisë së KF Arbëria

Protesta u realizua, ‘Stuhia e Kuqe’ kërkon kthimin e kryesisë së KF Arbëria

Të hënën pasdite nga ora 19:00, tifozët e klubit nga Lipjani, KF Arbëria kanë protestuar, duke kërkuar kthimin e kryesisë që dha dorëheqje të dielën.

Me pankarta në duar kërkuan që presidenti i tyre, Jahir Krasniqi të rikthehet në krye të klubit dhe sukseset ti vazhdojnë edhe në Superligë, madje synojnë edhe Evropën pas pak kohe.

Tifo grupi ‘Stuhia e Kuqe’ kërkojnë që ekipin e zemrës ta shohin të luaj në Superligë, gjë e cila u arrit ditë më parë, që për KF Arbëria ishte historike, pasi për herë të parë ekipi do të luaj në Superligë.

/Insajderi.com/