
Një proteste kundër djegjes së Kuranit në Suedi ka përfunduar në përplasje me policinë pas disa orësh trazira.
Shumë makina u vunë në zjarr dhe pjesët e përparme të dyqaneve u dëmtuan në qytetin e Malmo’s, raporton BBC, shkruan Insajderi
Në paraditen e së premtes, policia e arrestoi politikanin danez Rasmus Paludan nga pjesëmarrja e në djegjen e Kuranit. Mbështetësitë e tij e vazhduan atë që ai kishte nisur.
Policia suedeze e ktheu në kufi Palaudan, duke thënë që ai nuk mund të hynte për 2 vjet në Suedi.
Udhëheqësi i të djathtëve, Stram Kurs u dënua me një muaj burg për ofendime përfshirë racizmin në Denmark, më herët këtë vit./Insajderi.com