Protestat në Bjellorusi – policia po rrahë dhe torturon të burgosurit

Protestat në Bjellorusi – policia po rrahë dhe torturon të burgosurit

Aktivistë të të drejtave të njeriut dhe monitorues të ndryshëm kanë thënë se ka rritje të dëshmive se policia po tregohet brutale me personat e arrestuar gjatë protestave në Bjellorusi, pas zgjedhjeve presidenciale që po konsiderohen të vjedhura.

Diku rreth 6700 që kanë qenë atë arrestuar nga e diela dhe ata që janë liruar kanë dëshmi që tregojnë se janë torturuar e rrahur.

Amnesty International njofton se bëhet fjalë për “torturë në shkallë të lartë”.

Tashmë janë bërë pesë ditë që po vazhdojnë protestat në Bjellorusi për shkak të dyshimeve se votat u vodhën dhe rezultati i zgjedhjeve u ndryshua.

Pas votimit të së dielës, presidenti Alexander Lukashenko, u deklaruar fitues nga Komisioni Zgjedhor, edhe pse mbështetësit e figurës kryesore opozitare, , Svetlana Tikhanovskaya, insistojnë se ajo ka fituar.

Disa nga të burgosurit e liruar kanë shpërndarë foto në një program komunikimi “nexta”, ku kanë treguar plagët në pjesë të ndryshme të trupit të shkaktuar nga rrahjet e policisë.

“Ata rrahin njerëzit egërsisht, dhe arrestojnë këdo. Kemi qenë të detyruar të qëndrojmë në oborr gjatë gjithë natës, mund t’i dëgjonim brenda gratë derisa rriheshin. Nuk e kuptoj gjithë këtë mizori”, ka një person derisa i tregoj BBC-së plagët e tij./Insajderi.com

Man shows BBC his bruising outside Okrestina centre