Protesta të mëdha nëpër SHBA në kohë pandemie në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe

Administrata Trump po planifikon të tërheqë disa forca federale të sigurisë nga Portland, Oregon, pas disa javësh përleshje me protestuesit.
Sekretari i Sigurisë së Atdheut amerikan, Chad Wolf, tha që tërheqja ishte e kushtëzuar nga policia lokale që mbronte ndërtesat federale, pika qendrore e trazirave, raporton BBC, transmeton Insajderi.com.
Guvernatori i Oregon, Kate Brown, tha se agjentët federalë do të fillojnë të largohen nga qyteti më i madh i shtetit nga e enjtja.
Ka 62 ditë që në këtë qytet zhvillohen protesta të vazhueshme.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpërthyer protestat që nga vrasja e George Floyd. Në fund të vitit do të mbahen zgjedhjet presidenciale në një klimë pandemie e dhune. /Insajderi.com/