Protestat pas zgjedhjeve në Bjellorusi – njoftohet se Lukashenko ka fituar afër 80 për qind të votave

Protestat pas zgjedhjeve në Bjellorusi – njoftohet se Lukashenko ka fituar afër 80 për qind të votave

Protesta dhe përleshjes në mes të policisë dhe qytetarëve ka pasur në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë, dhe po ashtu në disa qytete të tjera, pasi televizioni nacional shtetëror ka njoftuar se autoritari Alexander Lukashenko, ka fituar zgjedhjet përsëri në garën nacionale të nëntë gushtit, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Në Minsk, policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën të mbledhur në qendër të qytetit. Ka raporte edhe për të lënduar.

Sipas televizionin shtetëror, Lukashenko ka fituar afër 80 për qind të votave.

Kandidatja kryesore e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya, ka thënë se nuk iu beson këtyre të dhënave që e nxjerrin atë me vetëm shtatë për qind.

“Unë u besoj syve të mi dhe e shoh se shumica është me ne”, ka thënë ajo në një konferencë për media të dielën mbrëma.

Opozita ka thënë se ata e prisnin që të kishte vjedhje të votave nga partia që prej dekadash po e panë pushtetin në Bjellorusi.

Tikhanovskaya iu fut garës në vend të burrit të saj, i cili u burgos në prag të zgjedhjeve dhe më pas udhëhoqi një fushatë inspiruese me tubime të mëdha.

Lukashenko, që është në pushtet që nga viti 1994, ka deklaruar se gjendja në Bjellorusi “do të mbahet nën kontroll”./Insajderi.com