Protestë kundër emigrantëve në Francë

Mijëra protestues në qytetin francez të Calais, në qytetin ku qëndrojnë mijëra emigrantë, e që njihet me emrin “xhungël”, banorët e atij qyteti janë duke kërkuar mbylljen e këtij kampi të emigrantëve.

Protestë kundër emigrantëve në Francë

Ata kanë bërë plan për të bllokuar rrugët kryesore dhe të formojnë një zinxhir njerëzor në rrugën drejt portit, nga vinë emigrantët. Kjo është vendosur të jetë protesta më e madhe kundër emigrantëve, njofton BBC.

Më shumë se 7 mijë njerëz janë duke jetuar në atë kamp, në kushte të mjerueshme. Shumë prej tyre përpiqen që të hidhen mbi kamionë për të arritur në Britani.

Kryetarja e komunës së Calais, Natacha Bouchart, ka thënë se gjendja është duke u bërë e padurueshme.

“Ata që janë, kryesisht nga Lindja e Mesme, Afganistani dhe Afrika, të cilët bëjnë përpjekje për të hyrë në mënyrë të paligjshme”, është shprehur Bouchart.

Ndërsa ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve, ka thënë të dielën se qeveria ende nuk ka për qëllim ta mbyllë kampin.

Javën e kaluar Britania e Madhe dhe Franca janë zotuar të punojnë së bashku, duke rritur sigurinë në portin e Calais, përmirësimin e situatës humanitare për mijëra njerëz të pastrehë atje dhe kthimin e emigrantëve të paligjshëm./Insajderi.com