Protestohet në Francë kundër mosndëshkimit dhe racizmit nga organet e zbatimit të ligjit

Protestohet në Francë kundër mosndëshkimit dhe racizmit nga organet e zbatimit të ligjit

Mijëra demonstrues marshuan së bashku me familjet dhe të afërmit e viktimave të dhunës policore në gjithë Francën të shtunën, duke protestuar ndaj mosndëshkimit dhe racizmit nga organet e zbatimit të ligjit, transmeton Insajderi.

Në tubim morën pjesë disa grupe, duke përfshirë Rrjetin e Ndihmës së Ndërsjellë e Vërteta dhe Drejtësia, familjarët e të vrarëve, të plagosurve dhe të gjymtuarve nga dhuna dhe krimet nga zbatuesit e ligjit dhe oficerët e burgjeve, organizatat koordinuese të Amnesty International dhe “Stop Global Security Law”, si dhe organizatat sindikale që përfaqësojnë gazetarët, raporton Anadolu Agency (AA).

Demonstruesit u mblodhën në qytete të mëdha si Parisi, Toulouse, Lyon, Lille, Renne, duke mbajtur pankarta ku shkruhej “ndal pandëshkueshmërisë” dhe brohorisnin “Pa drejtësi, nuk ka paqe”, për të shënuar javën ndërkombëtare kundër dhunës policore dhe racizmit. Ata kërkuan pezullimin e menjëhershëm personave të implikuar në dhunë ose vrasje dhe atyre që kanë bërë komente ose veprime raciste.

Ata gjithashtu kërkuan shfuqizimin e projektligjit të diskutueshëm të Sigurisë Globale, e cila u jep kompetenca shtesë forcave të policisë dhe xhandarmërisë për mbikëqyrje masive dhe projektligjin që konsolidon respektin e parimeve të Republikës, i cili synon pa dallim popullsinë franceze muslimane.

Senati, dhoma e sipërme e Parlamentit Francez, të enjten miratoi unanimisht projektligjin, me tekst të ri të nenit 24, i cili më herët u kritikua për kufizimin e qarkullimit publik të imazheve të dhunës policore.

Projektligji ofron një kornizë të re për përdorimin e dronëve për qëllime të mbikëqyrjes policore dhe autorizon oficerët jashtë shërbimit të mbajnë armë në publik.

Projektligji i sigurisë është kritikuar gjerësisht brenda dhe ndërkombëtarisht për kufizimin e lirisë së publikut dhe shkeljen e ligjeve të privatësisë, që kur u miratua nga Asambleja Kombëtare, dhoma e ulët, nëntorin e kaluar. /Insajderi.com