Protestohet në Meksikë, kërkohet legalizimi i abortit

Protestohet në Meksikë, kërkohet legalizimi i abortit

Gra me shami të gjelbërta, janë mbledhur në kryeqytetin e Meksikës, Meksiko City, në Ditën Ndërkombëtare të Abortit të Sigurt, për të protestuar për legalizimin lejimit të abortit, raporton Anadolu Agency.

Aktivistet me shami të gjelbërta, të cilat janë bërë simbol i lëvizjes për liri të zgjedhjes në Amerikën Latine, gjatë protestave në Meksiko City, janë përleshur me policinë gjatë marshit “një ditë për dekriminalizimin e abortit në Amerikën Latine dhe në Karaibe”.

Këto gra, gjatë protestës, kanë kërkuar lejimin e abortit, ngase në vendin me bindje të forta katolike, siç është Meksika, ndalohet me ligj abortimi. Ndërsa abortimi lejohet vetëm në raste të veçanta, nëse ka të bëjë me përdhunim.

Protestueset në drejtim të policisë hodhën koktej molotovi, ndërsa policia iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Abortimi në Meksikë, është i sanksionuar me ligj, për të gjithë personat që ndihmojnë gratë të ndërpresin shtatzëninë dënohen me burg prej një deri në tre vite burgim. /Insajderi.com