Dhjetëra protestues që dyshohet se janë mbështetësit e presidentit amerikan, Donald Trump, janë futur në Kongresin e SHBA-së, ku ligjvënësit janë takuar për të konfirmuar fitoren e Presidentit të zgjedhur, Joe Biden, transmeton Insajderi.
Siç raportojnë mediet, nga këto protesta kanë dalë skena dramatike, ndërsa protestuesit kanë vërshuar para ndërtesës, nga ku anëtarët e Kongresit janë shoqëruar nga zyrtarët policorë.
Derisa janë numëruar dhe konfirmuar votat , ligjvënësit republikanë po kundërshtojnë disa rezultate, mirëpo, përpjekjet për të bllokuar këtë fitore të Biden, raportohet se është e sigurt që do të dështojnë.
Protestuesit kanë arritur në Kapitol ku Trump i kishte nxitur ata të mbështesin ata ligjvënës që kundërshtojnë konfirmimin e Biden si president i Amerikës.
Ai ka refuzuar të pranojë zgjedhjet e 3 nëntorit, duke pretenduar vazhdimisht mashtrim pa dhënë asnjë provë.
Madje, Trump sot përsëriti se nuk e pranon disfatën kundrejt Biden, duke thënë se “kurrë nuk do të dorëzohemi. Asnjëherë nuk do të pranojmë”. /Insajderi.com