Protestuesit sulmojnë pallatin presidencial të Aden-it në Jemen

Protestuesit sulmojnë pallatin presidencial të Aden-it në Jemen

Protestuesit e zemëruar janë shtyrë paqësisht mbrapa pasi ata sulmuan pallatin presidencial në qytetin jugor të Adenit në Jemen, selia e qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të vendit të shkatërruar nga lufta, transmeton Insajderi.

Demonstruesit kishin hyrë në Pallatin Presidencial Maashiq më herët të martën mes zemërimit të publikut për mungesën e shërbimeve, kushtet e këqija të jetesës dhe zhvlerësimin e monedhës vendase, raporton Al Jazeera.

Një zyrtar qeveritar i tha Al Jazeera të Jemenit dhe forcat saudite evakuuan anëtarët e kabinetit, duke përfshirë kryeministrin Maeen Abdulmalik Saeed, në një ndërtesë ushtarake të vendosur pranë mjediseve të pallatit.

Burimet lokale i thanë Al Jazeera-së se protestuesit nuk kishin hasur nw rezistencë nga forcat besnike të Këshillit Kalimtar të Jugut (STC) të mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Disa mbanin flamuj të lëvizjes separatiste STC.

Menjëherë pas incidentit, një burim qeveritar tha se shefi i policisë së Adenit, gjenerali Mutaher al-Shuaibi, mbërriti në vendngjarje për të biseduar me protestuesit dhe i bindi ata të largoheshin.

Jamal Elshayyal i Al Jazeera tha që protestuesit janë anëtarë të forcave të sigurimit kombëtar të cilët nuk janë paguar për nëntë muaj.

Pallati, që qeveria kishte marrë si selinë e saj, ruhet nga trupat saudite në brendësi, tha Elshayyal.

“Por nga jashtë, ajo ruhet nga separatistët – STC – e cila mbështetet nga Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila në teori ka për qëllim të mbështesë Arabinë Saudite, por në të vërtetë ka mbështetur separatistët që kanë bërë thirrje për një shkëputje”, shpjegoi ai.

Ndërkohë, një demonstratë e veçantë shpërtheu në qytetin lindor të Jemenit Sayoun në provincën Hadramout, pasi dhjetëra njerëz sulmuan një kompleks qeveritar në protestë kundër kushteve të tmerrshme të jetesës dhe rritjeve të vazhdueshme të çmimeve.

Forcat e lidhura me qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit qëlluan në ajër për të shpërndarë turmat ndërsa protestuesit dogjën goma makinash në rrugët afër.

STC dënoi përgjigjen e forcave qeveritare ndaj protestave.

Jemeni është shkatërruar nga dhuna dhe paqëndrueshmëria që nga viti 2014, kur rebelët Houthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin, Sanaa.

Në jug, një qeveri e re e unitetit u formua vitin e kaluar nën një marrëveshje për ndarjen e pushtetit të ndërmjetësuar nga Riadi, në një përpjekje për t’i dhënë fund luftës për pushtet midis STC separatist dhe besnikëve të presidentit Abd-Rabbu Mansour Hadi, i cili mbështetet nga Arabia Saudite .

Qëllimi ishte bashkimi i të dy palëve në luftën kundër Houthis, të cilët kontrollojnë zonat veriore të vendit. /Insajderi.com