Provokim serioz i Rusisë ndaj SHBA

Aeroplanët rus fluturojnë mbi anijen luftarake amerikan afër Sirisë!

Provokim serioz i Rusisë ndaj SHBA

Sipas informatave të medieve turke, destrojeri amerikan USS Donald Cook gjatë të hënës ka lundruar nga Larnaka në Qipro në drejtim të ujërave territoriale siriane, dhe me afrimin e tij në Siri kanë filluar të fluturojnë mbi të aeroplanët luftarak rus, edhe atë në fluturime të ulëta.

USS Donald Cook është i armatosur, në mes tjerash, edhe me raketa vetë fluturuese “Tomahawk”, të cilat janë përdorur edhe gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, por edhe para rreth një viti kur presidenti Trump ka urdhëruar sulm ndaj stabilimenteve ushtarake në Siri, gjithashtu si përgjigje të sulmit me armë kimike për të cilin edhe atëherë rusët dhe qeveria e Damaskut kishin pretenduar se nuk ka ndodhur./Insajderi.com.