Pse Arsenali nuk duhet të frikësohet nga muaji definues i sezonit

Analisti dhe ish-futbollisti i Arsenalit Martin Keown, në një analizë ka bërë me dije se muaji që po vjen do ta definojë sezonin e Arsenalit, raporton Insajderi.

Pse Arsenali nuk duhet të frikësohet nga muaji definues i sezonit

Ishte e rëndësishme që Arsenali të mundte Bournemouthin të dielën, sepse ata kanë një muaj masiv përpara tyre, dhe kishin nevojë për të rikthyer besimin dhe për ta kapur momentin.

Topçinjtë janë duke luftuar fuqishëm në tri gara – Ligën Premier, FA Cup dhe Champions League – dhe kanë një mundësi të madhe për të fituar të paktën një trofe.

Askush nuk është duke i dhënë atyre një mundësi kundër Barcelonës në Evropë, por kjo nuk do të thotë se ata nuk mund t’i mposhtin katalanasit. Kjo është një perspektivë e frikshme, por, në qoftë se unë do të isha ende një futbollist, personalisht do ja jepja vetës disa mundësi për ta fituar atë takim. Pse jo?

Ka edhe disa ndeshjeve të vështira që vijnë në javët në vijim në kampionat – Leicester në shtëpi të dielën e ardhshme dhe udhëtimet në Manchester United dhe Tottenham – por ato janë ndeshje që duhet ti mirëpritni, jo ti frikoheni.

Si një lojtar i Arsenalit që kam fituar titullin në Old Trafford në vitin 2002 dhe në White Hart Lane në vitin 2004.

Nëse topçinjtë duan ta fitojnë titullin e kampionit këtë stinor, atëherë ata duhet ta nxjerrin një rezultat pozitiv sa ma shpejtë që është e mundur në javët në vijim.

Javët në vijim i japin atyre mundësinë që të marrin fitore që mund t’ia definojnë tërë sezonin skuadrës.

‘Të presësh ndeshje ta shtojnë presionin për titull’

Loja vetë doli të jetë mjaft e drejtpërdrejtë për Arsenalin të dielën – edhe më e vështirë pritet të jetë ndeshja ndaj Leicester këtë fundjavë.

Arsenali para asaj ndeshje u desh ta shihte Tottenhamin që fitojë përsëri dhe Leicesterin që me fitoren e arritur ndaj Cityt në Etihad shkon e vetme në krye.

Topçinjtë ishin nën presion gjithsesi, pasi morën vetëm dy pikë në katër ndeshjet e tyre të fundit në Premier League po gjithsesi kishin një ditë më shumë për t’u përgatitur dhe një ditë më shumë për ta menduar situatën e tyre.

Unë e quajta një ndeshje që duhet fituar patjetër atë të së dielës, dhe Arsenali e bëri punën e tyre duke fituar ndeshjen që në pjesën e parë.

‘Leicester është një tjetër ndeshje që Arsenali duhet ta fitojë’

Me mposhtjen e Bournemouthit, i solli Arsenalit mundësitë për t’u kthyer përsëri në garë dhe i vendos ata në një pozite të mirë para dueleve ndaj tre prej pesë skuadrave të para në Premier League, duke filluar që nga vizita që i bënë Leicesteri në Emirates këtë fundjavë.

Arsenali është skuadra e parë që i ka shkaktuar humbje Leicester Cityt, kur ata fituan 5-2 në “King Power Stadium”, ne fund të shtatorit të vitit të kaluar, por skuadra e Ranierit ka bërë një rrugë të gjatë që atëherë.

Jo vetëm që kanë marrë më shumë besim në vetvete me kalimin e kohës por edhe janë forcuar edhe më shumë në mbrojtje.

Unë isha në të njëjtin emision me mbrojtësin e Leicesterit, Danny Simpson, dhe isha i impresionuar nga ato që Simpson tregoi rreth punës që Claudio Ranieri ka bërë me mbrojtjen e skuadrës.

Pra, unë nuk e di nëse këtë të diele do të ketë një fitore 5-2 të Arsenalit, e cila ndeshje ishte vërtet zhgënjyese për “dhelprat” të cilët ishin shumë të hapur ndaj një Arsenali të fortë në kundërsulm.

Leicester tregoi në ndeshjen e tyre ndaj Manchester Cityt se ata kanë më shumë ekuilibër tani në mes të mbrojtjes dhe sulmit, çka bënë që ata të mbrohen shumë më mirë.

Por nëse Arsenali shënon e para, atëherë do të jetë një tjetër ndeshje, pasi Leicesteri nuk do të rri duarkryq.

Në këtë skenar, atëherë topçinjtë duhet të tregojnë se ata mund të mbrojnë më mirë se sa ata kanë bërë deri në këtë pjesë të sezonit, sepse, përsëri unë mendoj se kjo është një ndeshje që ata duhet ta fitojnë.