Manchester United dhe Barcelona, kanë qenë tepër të zëna me bisedime në ditën e fundit të afatit kalimtarë, pasi të dy ekipet po negocionin kalimin e mundshëm të Ousmana Dembele në Old Trafford – por në fund dështoi gjithçka, njofton Insajderi.
Gjatë diskutimeve, United, kishte kërkuar huazimin e Dembele dhe pagesën e gjysmës së pagës së tij, gjë që ishte refuzuar nga Barcelona, që kërkonte shitje permanente për një shumë rreth 50 milionë euro.
Të dy ekipet i përafruan qëndrimet, me United që ishte e gatshme të paguante komplet rrogën e lojtarit dhe me Barcelonën që kërkonte huazim me obligim blerje, por as kjo nuk është pranuar nga United.
Në fund edhe Barcelona u pajtua në largimin e tij si huazim, pa blerje të obligueshme, por kërkoi nga lojtari që fillimisht të zgjasë kontratën e tij – gjë që u refuzua nga Dembele dhe në fund Barca ofroi në tavolinë vetëm një opsion – blerje permanente për 50 milion euro, por që kjo kërkesë bëri që negociatat të dështojnë./Insajderi.com.