Pse FBI bastisi zyrat e avokatit të Trumpit?

Pse FBI bastisi zyrat e avokatit të Trumpit?

Byroja Federale e Hetimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e njohur si FBI, ka bastisur zyrat e Michael Cohenit, avokatit personal shumëvjeçar të presidentit Donald Trump.

FBI ka vepruar duke u bazuar në një “referim” nga prokurori special, Robert Mueller, i cili po heton ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016’s në Amerikës.

Zyrtarët në Nju-Jork kanë konfiskuar “komunikime të mbrojtura” ndërmjet Cohenit dhe klientëve të tij, ka thënë avokati i tij, nëpërmjet një komunikate, pas bastisjes.

Po ashtu janë konfiskuar dokumente në lidhje me një pagesë që i është bërë një aktoreje të filmave pornografikë, që pretendon të ketë bërë seks me Trumpin, raportojnë mediat amerikane.