FLOYD NDRYSHON HISTORINë

Pse George Floyd do ta ndryshojë botën sipas Joe Biden?

Pse George Floyd do ta ndryshojë botën sipas Joe Biden?

Kandidati presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga radhët e demokratëve, Joe Biden, ka thënë se amerikani George Floyd që ditë më parë u vra nga forcat policore, “do ta ndryshojë botën”, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Pas një takimi privat me familjen e Floyd në Houston të Teksasit, ku Biden shkoi t’i shprehte ngushëllimet e tija, ai ka thënë për agjencinë e lajmeve CBS NEWS, se “vdekja e Floyd përbën një nga ndryshimet më të mëdha në historinë e Amerikës”.

“Mendoj se ajo që ka ndodhur është ndër ndryshimet më të mëdha që kanë ndodhur ndonjëherë në historinë amerikane, në termet e lirive civile, të drejtave civile dhe trajtimit të njerëzve me dinjitet”.

Vrasja e afrikano-amerikanit George Floyd në duart e një oficeri të bardhë policor, ka nxitur protesta globale anti-raciste.

Floyd që vdiq ditë më parë nga asfiksia në duart e një oficerit, u varros sot, në një shërbim privat funerali që u mbajt në Houston.

George Floyd remembered as 'gentle giant' at North Carolina ...

Në anën tjetër, Biden e ka kritikuar ashpër Presidentin aktual Donald Trump, të cilin njëkohësisht e ka edhe kundërshtar në zgjedhjet nacionale të 3 Nëntorit, duke e akuzuar për gjuhë të “neveritshme” kundrejt Floyd.

Kurse vet politikani demokrat, së fundmi ka marrë akuza se po i konsideron për të garantuara votat e afro-amerikanëve, kur kishte thënë se “ata nuk janë më njerëz me ngjyrë, nëse ndonjëherë e kanë marrë në konsideratë që të votojnë për Tump”.