Pse njerëzit nuk u përgjigjen e-maileve?

Pse njerëzit nuk u përgjigjen e-maileve?

Jo gjithmonë merret një përgjigje për mesazhet e drejtuara në adresën e njerëzve të caktuar.
Ndërkaq, më poshtë keni arsyet më të mundshme, varësisht prej datave se cili mund të jetë shkaku që ju nuk keni marrë përgjigje, raporton Newyorker, shkruan Insajderi.

4-10 Janar: Ata janë akoma duke pushuar nga festimi i “çmendur” i fundvitit!

11-17 janar: Rezoluta e Vitit të Ri ka qenë që të shpenzohet më pak kohë online.

18-24 janar: Ata kanë qenë jashtë zyrës për festën Martin Luther King Jr.

25-31 janar: Ata nuk kanë pritur që do të kenë kaq presion të keq sezonal gjatë këtij viti, por është shumë errësirë jashtë, e dini? Ndoshta ata duhet të kishin blerë njërën nga ato llambat që ndriçojnë, por a punojnë ato?

1-7 shkurt: Ata kanë dashur të ju kthejnë përgjigje sot, pastaj ata u hutuan duke lexuar ndonjë informacion të gjatë në Wikipedia.

8-14 shkurt: Ata mund të ndihen sikur po sëmuren.

15-21 shkurt: Kanë qenë jashtë zyrës me rastin e festave gjatë këtyre ditëve.

22-28 shkurt: Ndërkaq pas festave, kanë nevojë për ndonjë pushim, kështu që kjo mund të jetë arsyeja tjetër.

29 shkurt- 6 mars: Viti i brishtë, e kuptoni?

7-13 mars: Çmenduria e Marsit dikton që ata të shkruajnë vetëm gjërat që prezantohen në formatin e parantezave. Përgjigje në e-mailin tuaj,  fatkeqësisht, nuk mund të merrni.

14-20 Mars: E dini kur jeni në shtëpi të sëmurë dhe mendoni që jeni bërë më mirë, pastaj sërish ndiheni të sëmurë dhe ju duket sikur “A jam akoma i sëmurë, apo u sëmura sërish”.

28 mars- 3 prill: Ata menduan që e-maili juaj ka qenë një shaka e Prillit.

4-10 prill: Gjërat janë të çrregulluara në këtë kohë, sezoni pilot dhe java e modës.

11-17 Prill: Pa shaka, ata nuk mund të lexojnë as e-mailat e tyre seriozë ngaqë në këtë kohë ata janë të “groposur” nën qindra e-maila nga anketat dhe sondazhet.

18-24 Prill: Dita e mbjelljes së pemëve dhe gjelbërimit.

25 prill- 1 maj: Përgatitjet për 1 majin dhe festa e saj.

2-8 maj: Është sërish sezoni pilot!! Sërish.

9-15 maj: Java e modës…

16-22 maj: Jashtë zyrës për dasmë.

23-29: Jashtë zyrës edhe për një tjetër dasmë.

30 maj- 5 qershor: Jashtë për një tjetër aheng familjar.

6-12 qershor: Ata janë të nervozuar duke qëndruar zgjuar tërë natën dhe është thjeshtë e pamundshme që të merrni përgjigje.

13-19 qershor: Koha është aq e mirë saqë ata hutohen duke lexuar e-mailn e juaj.

20-26 qershor: Ata sërish kanë agjendën e mbushur me martesa dhe ahengje.

27 qershor- 3 korrik: Ata po e anashkalojnë e-mailin tuaj sepse frikësohen që ju po filloni të dyshoni që ata nuk e dinë se çka dhe kur është java e modës dhe sezoni pilot.

4-10 korrik: Jashtë zyrës për festën e 4 korrikut

11-17 korrik: Zyra e tyre i lejon ata që të marrin të premte verore në korrik dhe gusht! Poashtu edhe ditë të Hëne hënë verore, të enjte, mërkure dhe marte.

18-24 korrik: Ata kanë përgatitur përgjigje për mesazhin tuaj, por në momentin që kanë dashur ta shtypin butonin dërgo, një frizbi u ka ardhur dhe i ka goditur në kokë.

25-31 korrik: Ata nuk kanë Wi-Fi të mirë në zyrat e tyre.

1-7 gusht: Lëkurat e tyre janë shumë të djegura nga dielli.

8-14 gusht: Ata mendojnë sërish që do të ju kthejnë përgjigje pas një jave, pas përfundimit të javës së modës

15-21 gusht: Tani gjërat janë më të ngadalshme, por ata po vazhdojnë fatkeqësisht të kërkojnë një kohë më të përshtatshme për t’ua kthyer përgjigjen.

22-28 gusht: Terapisti i tyre është në pushime, kështu që ata nuk mund të marrin vendime tash.

29 gusht- 4 shtator: Jashtë zyrës me rastin e Ditës së Punës.

5-11 shtator: Në shtëpi të sëmurë… duke pirë çaj.

12-18 shtator: Ata janë ulur për të rilexuar e-mailin tuaj dhe e kanë parë që kanë harruar ta lexojnë atë. Ata tash do të tentojnë ta mësojnë njëherë leximin, duhet të pritni edhe pak.

19-25 shtator: Shumë të hutuar nga Emisione të ndryshme argëtuese në TV.

26 shtator- 2 tetor: I kushtojnë rëndësi të madhe të gjitha fletëve të punës në zyrat e tyre.

3-9 tetor: Nuk punohet me rastin e festave herreje, raporton Insajderi.

10-16 tetor: Të tjera festa herreje…

17-23 tetor: Me rastin e ditës së Kolombos ( Dita e zbulimit të ‘Botës së re’) janë në pushim.

 24-30 tetor: Nuk është sezoni pilot apo java e modës. Por ata nuk kanë me të vërtetë një arsye të sinqertë se pse nuk ju shkruajnë përgjigje.

31 tetor- 6 nëntor: Festa e Halloweenit?

7-13 nëntor: Koha e ditës i kushtohet produktivitetit. Është sikurse të pyesni, ‘Sa është ora tash?’ Ata mendojnë që është koha e darkës, por është vetëm 11:00.

14-20 nëntor: Ata janë duke u rikuperuar nga lodhja e zgjedhjeve? Nga fushata e të gjitha aktivitetet?

21-27 nëntor: Ata nuk mund të besojnë që sërish ka ardhur sezoni i festave! Shumë fat në vitin 2017/Insajderi.