Pse po protestojnë mijëra fermerë indianë?

Pse po protestojnë mijëra fermerë indianë?

Disa nga fermerët e Indisë janë ndër njerëzit më të varfër të vendit, por politikat qeveritare prej kohësh i mbrojnë ata nga shkatërrimet e çmimeve të tregut të hapur, transmeton Insajderi.

Një sërë tre ligjesh të miratuara në shtator synojnë të de rregullojnë sektorin e madh bujqësor të Indisë. Kryeministri Narendra Modi ka thënë se ata do të “çlirojnë” fermerët nga tirania e ndërmjetësve, raporton Al Jazeera.

Por shumë fermerë kanë frikë se ata do të humbasin më shumë sesa mund të fitonin nga rregulloret e reja dhe se përfituesit kryesorë do të jenë koorporatat bujqësore me fuqi të jashtëzakonshme financiare.

Si rezultat, fermerët kanë dalë në rrugë në protestat më të mëdha të tilla në vitet e fundit. Demonstratat u rritën javën e kaluar kur disa mijëra protestues nga shtetet veriore të Punjab dhe Haryana u nisën për t’u bashkuar në kryeqytetin, New Delhi.

Policia i bllokoi ata në kufijtë e qytetit, duke u mohuar atyre lejen për t’u mbledhur në një vend të zgjedhur prej tyre. /Insajderi.com