“Pse po rreni” – Rashica i reagon faqes që tha se ëndërron të luajë te Real Madridi

“Pse po rreni” – Rashica i reagon faqes që tha se ëndërron të luajë te Real Madridi

Milot Rashica ka reaguar ndaj një faqes e cila ka shkruar se ylli i Kosovës ka ëndërruar gjithmonë të luajë për Real Madridin.

“Pse po rreni” ka qenë përgjigja që ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka shkruar në një postim të faqes “WeLoveKosovo” në Instagram e në të cilin thuhej se ai ka deklaruar se ëndërronte kalimin te Real Madridi.

“Qysh kur isha i vogël, dëshira ime ishte të luaja për Real Madridin. Lojtari im i preferuar është Ronaldo. Shpresoj që një ditë të luaj atje – Milot Rashica”, ishte shkruar në fotografinë e postuar nga kjo faqe e në të cilën shihej ylli i Werderit por me fanellë të Real Madridit.

I menjëhershëm ishte reagimi i Rashicës që duke e shoqëruar me emotikone duke qeshur ka përgënjeshtruar lajmin.

Rashica ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit te Werderi duke nxitur interesimin nga shumë skuadra evropiane.