Paul Pogba pritet të jetë transferimi më i madh i Paris Saint-Germain gjatë këtij afati kalimtar, transmeton Insajderi.
Sipas gazetave franceze, drejtori sportive i parisienëve, braziliani Leonardo insiston në transferimin e Pogbas, i cili ka kontratë me Manchester United deri në verën e vitit të ardhshëm.
Drejtuesit e klubit të Parisit, janë të gatshëm t’i ofrojnë United rreth 60 milion euro për transferimin e francezit, i cili ka refuzuar renovimin e kontratës dhe po kërkon largimin nga “Old Trafford”.
28-vjeçari është pjesë e “Djajte të kuq” që nga viti 2016 kur u transferua nga Juventus për 105 milion euro.
Edicionin e kaluar në 42 ndeshje në të gjitha garat me United, shënoi gjashtë gola dhe dhuroi nëntë asistime./Insajderi.com