PSG huazon sulmuesin italian të Everton

PSG huazon sulmuesin italian të Everton

Finalistët e Champions League dhe kampionët aktual të Francës, Paris Saint Germain (PSG), ka bërë të ditur se ka afruar sulmuesin italian që aktivizohet te Everton, Moise Kean me formulën e huazimit, njofton Insajderi.

Sulmuesi 20 vjeçar, me origjinë nga Bregu i Fildishtë, iu bashkua skuadrës angleze Everton në verën e vitit të kaluar nga Juventus për shifrën e 30 milionë eurove. Mirëpo, pas një sezoni në Angli, nuk i bindi drejtuesit e Everton, dhe me lejen e Ancelottit, Kean u lejua të huazohej te një ekip tjetër.

Skuadra më e interesuar për shërbimet e tij, ishin francezët e PSG, pasi sulmuesit e tyre, Eric Choupo – Moting pritet të transferohet në Gjermani te Bayern Munchen, ndërsa uruguaiani Edinson Cavani te Manchester United.

Afrimin e sulmuesit italian, e ka bërë publike vet faqja e klubit francez në Facebook, ku shkruan “Paris Saint-Germain është i lumtur të njoftojë ardhjen e Moise Kean nga Everton FC. Sulmuesi 20-vjeçar italian është në huazim në klubin e kryeqytetit deri më 30 qershor 2021. Huazim pa të drejt blerjeje”. /Insajderi.com