PSG i beson edhe për një vit

PSG i beson edhe për një vit

Bordi i klubit të Parisit, PSG thuhet nga mediet franceze se ja ka vazhduar kontratën trajnerit gjerman, Thomas Tuchel, edhe për sezonin tjetër.

Drejtori sportiv i ekipit, Leonardo, e ka konfirmuar se klubi i beson trajnerit dhe se do të jetë në krye të skuadrës edhe për një sezon tjetër.

“Ai ka më shumë sesa një vit në kontratën e tij dhe ai do të jetë në stol sezonin tjetër”, ka thënë Leonardo.

Ndryshe, federata franceze e futbollit javë më parë mori vendim ta nërprej kampionatin e Ligue 1 dhe me këtë rast, kampion u shpall PSG.

/Insajderi.com/