PSG i tregon Barcelones se çka dëshirojnë në këmbim për Neymar

PSG i tregon Barcelones se çka dëshirojnë në këmbim për Neymar

Braziliani u lidh me një rikthim tek katalunasit që prej kur u largu nga klubi për një shumë rekorde. Por ky transferim nuk gjeti rrugë për të ndodhur. Për t’u shmangur nga kjo sagë që po vazhdohet çdo vit, PSG tani i ka treguar qartë Katalunasve se çfarë dëshirojnë. Sipas gazetës spanjolle, El Chiringuito, kampionët Francez dëshirojnë 80 milionë euro dhe Ousmane Dembele në këmbim për Neymar, raporton Insajderi.

Barcelona po shpreson që të nënshkruajë me Neymar, të cilin e shohin si një zëvendësim për yllin Lionel Messi në rast se ky i fundit vendos të largohet nga Blaugranët në fund të kontratës së tij./Insajderi.com