
PSG-ja ka mposhtur me lehtësi Cermon Foot në kuadër të gjiros së pestë në Ligue 1.
Parisienët golin e epërsisë e shënuan me anë të Ander Herreras në minutën e 20-të, ndërsa dhjetë minuta më vonë ai e dyfishoi epërsinë në 2-0, transmeton Shqip.com.
Me ritëm të njëjtë vazhduan edhe pjesën e dytë, ku shënuan edhe dy gola të tjerë. Fillimisht me anë të Kylian Mbappes, e pastaj më anë të Idrissa gana Gueye ata e dërguan rezultatin në 4-0 që doli të jetë epilogu përfundimar i këtij takimi.
Pas kësaj fitoreje, skuadra e udhëhequr nga Pochettino gjendet në pozitën e parë në tabelë, me 15 pikë të grumbullluara, kurse një pozitë më poshtë gjendet Angers me dhjetë pikë, por kanë një ndeshje më pak të zhvilluar./Shqip.com